PDK paralajmëron se vendimi për shkarkimin e Dakës do të dërgohet në Kushtetuese

14 qershor 2021 | 21:36

Zyrtari i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se PDK po shqyrton mundësinë që të dërgojë në Kushtuese vendimin e Presidentes Vjosa Osmani për shkarkimin e kryetares së KQZ-së, Valdete Daka.

Tahiri ka thënë se ekspertët juridikë brenda partisë janë duke shqyrtuar mundësinë për dërgim në Kushtetuese, duke shtuar se vendimi për shkarkim ka qenë i papranueshëm.

“Tashmë e kemi marrë dekretin e presidentes së Republikës së Kosovës. Anëtarët tanë të PDK-së janë duke shqyrtuar mundësinë që të dërgojmë në “Kushtetuese vendimin për shkarkim. Shkarkimi është i papranueshëm duke marrë parasysh se zgjedhjet e fundit të organizuara kanë qenë në mënyrë të rregullt. Duke marrë parasysh se dy palë zgjedhjet e fundit i ka fituar VV-ja, atëherë e shohim edhe si të paarsyeshëm këtë vendim”, ka thënë ai.

Tahiri po ashtu ka thënë se vendimi ka qenë i orkestruar nga kryeministri Albin Kurti, ndërsa Vjosa Osmani vetëm e ka miratuar si Presidente.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
(Në kujtim të Bekim Fehmiut) Nga: Bajram Lani Ishte ditë…