PDK-ja pezullon sot të gjitha aktivitetet politike
09 shtator 2021
| 10:30
Në nderim të Astrit Ademajt e Blerand Kadrijajt, PDK-ja ka pezulluar sot të gjitha aktivitetet politike.
“Ndarja e papritur dhe tragjike nga jeta e Astrit Ademajt dhe Blerand Kadrijajt na ka tronditur rëndë të gjithëve. Në shenjë nderimi dhe respekti për ta, Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur që sot të pezullojë të gjitha aktivitetet e saj politike anembanë vendit”, thuhet në njoftimin e PDK-së.