PDK propozon rezolutë për shkarkimin dhe hetimin e Kusari-Lilës nga Prokuroria për aferën me Radoiçiqin

10 tetor 2024 | 19:40

Partia Demokratike e Kosovës ka mbledhur sot nënshkrimet e deputetëve opozitarë për një seancë të jashtëzakonshme lidhur me komunikimin e shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes Mimoza Kusari-Lila me terroristin Milan Radoiçiq.

PDK ka propozuar që në këtë seancë të miratohet edhe një rezolutë nëpërmjet të cilës kërkohet nga Prokuroria e Shtetit që të nis hetime penale ndaj Kusari-Lilës lidhur me komunikimet e saj me Radoiçiq, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“Kërkon nga Prokurori i Shtetit si institucione kushtetues i pavarur me autoritet dhe përgjegjësi për ndjekjen penale, që të iniciojë hetime penale në përputhje me legjislacionin në fuqi ndaj kryetares së Grupit Parlamentar të LVV Mimoza Kusari-Lila lidhur me komunikimet e saj me Milan Radoiçiq.”, thuhet në tekstin e draft-rezolutës së popozuar nga PDK-ja.

Po ashtu kërkohet nga Grupi Parlamentar i LVV shkarkimi i Mimoza Kusari-Lila nga funksioni i kryetares së grupit parlamentar.

Partia Demokratike e Kosovës ka arritur që të sigurojë 42 nënshkrime për të thirrur seancë të jashtëzakonshme për të premten lidhur me aferën e përgjimit të shefes së deputetëve të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila me Milan Radojiçiq.

Kjo nismë ka ardhur pasi sot në seancë kërkesa e PDK-së për debat në Kuvend s’ka marrë përkrahjen e mjaftueshme.

Tahiri kërkesën për seancë të jashtëzakonshme e ka dorëzuar tek kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Tahiri ka deklaruar se në emër të 42 deputetëve, ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për Seancë të Jashtëzakonshme për ditën e nesërme nga ora 12:00 “lidhur me urgjencën që përfshinë sigurinë dhe kredibilitetin e kësaj Republike, për të kuptuar se sa thellë e ka përfshirë ky pushtet, terroristin Milan Radojçiq, në diktimin e agjendës së Kuvendit të Kosovës”.

“Ky turp nga rrafshi moral e ky degradim nga rrafshi institucional, ku një terroristi dhe një personi që gjendej në Listën e Zezë të SHBA-vë, iu është mundësuar ta diktojë agjendën e Kuvendit të Kosovës, nuk mund të kalojë pa përgjigje”, ka shtuar Tahiri.

“Njëherit, në përpjekje për t’ia ndryshuar kahjen këtij mega skandali, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari, tha sot në Kuvend se “imagjinoni kur do të dalin fotot e përurimit të shtëpisë së Radojçiqit, imagjinoni kur dalin dhuratat për fëmijët e Radojçiqit nga zyrtarë e udhëheqës” duke aluduar se ajo i di dhe i ka parë të njëjtat”, ka theksuar Tahiri.

Ai ka thënë se populli i Kosovës nuk meriton mjegull.

“Prandaj, e ftoj zonjën Kusari që nesër, para seancës në konferencë për media, apo gjatë seancës, t’i publikojë këto fotografi një për një, të evidentojë me emër e mbiemër dhe pozitë, të gjithë ata që paskan qenë në përurimin e shtëpisë së Radojçiqit dhe që i paskan dërguar dhurata atij”, tha ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emisari Special i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në…