PDK-së i bashkohen disa aktivistë të partive tjera në Fushë Kosovë
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet, Rafet Rama, ka bërë me dije se kësaj partie i janë bashkuar disa aktivistë nga subjektet tjera politike në Bardh të Madh të Fushë Kosovës.
“Vizionit politik të kryetarit z. Kadri Veseli, sonte në Bardh të Madh të Fushë Kosovës iu bashkuan edhe këta qytetarë, që deri sot ishin aktivistë të partive të tjera politike. Pata nderin dhe kënaqësinë të ju uroj mirëseardhje në Partinë Demokratike të Kosovës. Biseduam për probleme dhe tematika të ndryshme me të cilat çdo ditë ballafaqohemi si shoqëri. Së bashku do t’i trajtojmë dhe do ti adresojmë ato në platformën politike të PDK-së për qeverisjen e ardhshme. Ju faleminderit për besimin!”, ka shkruar Rama në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/