PDK-së i bashkohen rreth 150 aktivistë të Nismës në Vushtrri
Kandidatit të PDK-së për kryeministër, Kadri Veselit, sonte në Vushtrri iu kanë bashkuar rreth 150 aktivistë të Nismës Socialdemokrate.
Veseli ka thënë se PDK-ja është shpresë për qytetarët dhe Kosovën.
Ai ka thënë se në PDK respektohen të gjithë dhe nuk diskriminohet askush.
“Jemi shpresë për qytetarët. Jemi shpresë për Kosovën. Familjes sonë politike çdo ditë po i bashkohen figura të dëshmuara. Mirëseardhje në Partinë Demokratike të Kosovës iu urova edhe rreth 150 aktivistëve të Nismës në Vushtrri, të cilët nga sot aktivitetin e tyre politik do ta vazhdojnë me ne.
Në PDK respektohen të gjithë dhe nuk diskriminohet askush.
Bashkohuni me mua për ndërtimin e një të ardhme më të mirë! #PDK112”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/
https://www.facebook.com/214842955357585/posts/1371004956408040/?sfnsn=mo