PDK thërret Qeverinë ta parandalojë shitjen e IPKO-s Telekomit të Serbisë
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bajrush Xhemalji ka deklaruar të mërkurën se përpjekja e Telekomit të Serbisë për blerjen e IPKO-s si pjesë e Telekomit të Sllovenisë përbën rrezik të madh.
Ai gjatë një konference shtypi ka thënë se kjo e cenon rëndë sigurinë kombëtare të shtetit të Kosovës.
Xhemajli e ka quajtur shqetësuese faktin se gjithë këtë ngjarje deri më tani e ka përcjellë “heshtja e vazhdueshme e institucioneve të shtetit të Kosovës, duke përfshirë qeverinë e kaluar të Albin Kurtit dhe qeverinë aktuale të Avdullah Hotit”.
Deputeti Xhemajli, ka kërkuar që kryeministri të ftojë urgjentisht mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, për të analizuar e parandaluar qasjen e Serbisë në telekomunikimin e Kosovës, përmes blerjes së operatorit IPKO.
(A.M / Epoka e re)