PDK vazhdon me aktivitetet në Diasporë, themelon nëndegën e saj në Bielefeld/Gütersloh

17 nëntor 2024 | 23:43

Partia Demokratike e Kosovës po vazhdon fuqishëm me aktivitetet e saja në Diasporë. Ajo ka themeluar nëndegë edhe në Bielefeld/Gütersloh të Gjermanisë. Kryetar të kësaj nëndege kanë zgjedhur ish-ushtarin e UÇK-së, Enver Pajazitin.

Njoftimi i plotë i nëndegës Bielefeld/Gütersloh:

Sot dëshmuam që Mërgata e Gjermanisë (NRW) është duke dëshmuar që PDK po mobilizohet fuqishëm për fitorën e PDK-së dhe Bedri Hamzës me 9 Shkurt.

Sot në Bielefeld u mbajt Kuvendi Zgjedhor, me ç’rast u zgjodhën organet drejtuese të nëndegës Bielefeld/Gütersloh, ndërsa për Kryetar të kësaj Nëndege u zgjodhë Enver Pajaziti.

Edhe në këtë Kuvend u konfirmuar mbështetja e fuqishme nga strukturat e zgjedhura për fitorën e PDK-së dhe të Kryeministrit Bedri Hamza.

Vazhdojm tutje!

#PDK 👍

#Mërgata

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës, vazhdon  me shtrirjen e saj në…