PDK vazhdon zgjerimin në Gjermani – Lindita Haxhiu Zeqiri zgjedhet kryetare në Baden Wurttemberg
Në Baden Wurttemberg, në njësinë federale të Gjermanisë me më së shumti shqiptarë, është themeluar dega e Partisë Demokratike të Kosovës, ku është zgjedhur kryetare znj. Lindita Haxhiu Zeqiri.
“Në takimin e parë të Këshillit, të pranishëm ishin shumë bashkëluftarë, intelektualë, bashkëveprimtarë, afaristë nga të gjitha moshat e trevat e vendit.
Nga sot, Këshilli do të jetë i angazhuar në strukturimin e degës së PDK-së, në të gjitha qytetet e Baden Wurttembergut. Do të angazhohemi bashkarisht për ta thënë të vërtetën e munguar tek mërgata”, ka deklaruar z. Elmi Reçica, koordinator për Organizimin e PDK-së në Mërgatë.
Në këtë tubim themelues të Këshillit për Organizimin e Mërgatës në Baden Wurttemberg, ishin të pranishëm Elmi Reçica, Mërgim Lushtaku dhe anëtarë e simpatizant të PDK-së nga e gjithë Kosova. Tubimin e përshëndetën edhe kryetari i degës së PDK-së, në Zvicër, Ragip Xhaka, ai në Bavari, Isak Neziri dhe në Francë, Sami Islami.
Deklarata e plotë e z. Reçica:
Lindita Haxhiu Zeqiri, kryetare e PDK-së në Baden Wurttemberg
Isha i nderuar që së bashku me anëtarin e Komisionit për Organizimin e Mërgatës në PDK, Mërgim Lushtakun, të marrim pjesë në themelimin e Këshillit për Organizimin e Degës së PDK-së, në Baden Wurttemberg të Gjermanisë.
Këshillin do ta udhëheqë profesoresha dhe veprimtarja Lindita Haxhiu Zeqiri. Në takimin e parë të Këshillit, të pranishëm ishin shumë bashkëluftarë, intelektualë, bashkëveprimtarë, afaristë nga të gjitha moshat e trevat e vendit.
Nga sot, Këshilli do të jetë i angazhuar në strukturimin e degës së PDK-së, në të gjitha qytetet e Baden Wurttembergut. Do të angazhohemi bashkarisht për ta thënë të vërtetën e munguar tek mërgata.
Të vërtetën se vetëm kur ka qeverisur PDK-ja, vendi ynë ka pasur zhvillim dhe investime në të gjitha fushat, duke përfshirë edhe mirëqenien e qytetarëve me rritje pagash.
Sot, po ndodhë e kundërta si pasojë e një keqqeverisje me të cilën vendi dhe shtetasit e tij kanë telashe me mbijetesën karshi inflacionit dhe rritjes enorme të çmimeve, e mos të flasim për ngecjet dhe ndaljet e investimeve kapitale. Ngecje ka edhe në zhvillimin e diplomacisë politike, ekonomike e kulturore, ku roli i mërgimtarëve duhet të jetë i veçantë.
Mërgimtarët duhet ta dinë të vërtetën se Institucionet e Kosovës nuk janë duke e bërë të domosdoshmen për të mbrojtur ata të cilët vendit i sollën Lirinë, Pavarësinë dhe Perspektivën. Brezi i ri në mërgatë duhet ta dijë të vërtetën për të veçantën e krijimit të Shtetit të Kosovës. Duhet të jenë të informuar me komunikimin direkt për proceset politike të cilat e presin vendin, pasi prindtë e tyre janë hisedarë në lirinë dhe pavarësinë e vendit.
Tubimin themelues të Këshillit për Organizimin e Mërgatës në Baden Wurttemberg e përshëndetën edhe kryetari i degës së PDK-së, në Zvicër, Ragip Xhaka, ai në Bavari, Isak Neziri dhe në Francë, Sami Islami.
https://www.facebook.com/photo?fbid=701101504707543&set=pcb.701101901374170