PDK zgjedh Albin Thaçin kryetar të Këshillit për Organizimin e RDK-së në Zürich
Kryetari i Komisionit për organizimin e PDK-së në Mërgatë, deputeti Elmi Reçica po qëndron në Zvicër së bashku me nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj dhe kryetaren e RDK-së, Arbnora Salihun të mirëpritur nga kryetari i Degës për Zvicër Ragip Xhaka.
Reçica ka njoftuar se kanë zgjedhur kryetar të Këshillit për Organizimin të Rinisë Demokratike të Kosovës, studentin e Universitetit të Zürich-ut, Albin Thaçi.
“Në një atmosferë frymëzuese dhe të mbushur me entuziazëm dhe synime të mëdha për të ndikuar në të ardhmen e Kosovës🇽🇰, në qytetin e Zürich u themelua Këshilli për Organizimin e Rinisë Demokratike të Kosovës, kryetar i të cilit u zgjodh Albin Thaçi, student i Universitetit të Zürich.”, ka shkrura Reçica në njoftimin e tij.
Njoftimi i plotë:
Në një atmosferë frymëzuese dhe të mbushur me entuziazëm dhe synime të mëdha për të ndikuar në të ardhmen e Kosovës🇽🇰, në qytetin e Zürich u themelua Këshilli për Organizimin e Rinisë Demokratike të Kosovës, kryetar i të cilit u zgjodh Albin Thaçi, student i Universitetit të Zürich.
Ky moment shënon fillimin e një udhëtimi të ri për rininë kosovare në Zvicër, duke u dhënë atyre një platformë për të shprehur ide dhe energji, për të ndikuar dhe kontribuar në të gjitha proceset e vendit të tyre.🌟
Vajzat dhe djemtë e Këshillit, së bashku si ekip i përkushtuar dhe i motivuar janë gati të përfaqësojnë me krenari interesat dhe nevojat e të rinjve të Kosovës.
Ju priftë e mbara!.