Për çka u takuan Krasniqi, Abdixhiku dhe Haradinaj, flet zëdhënësi i PDK-së
08 shtator 2021
| 16:33
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ai i LDK-së Lumir Abdixhiku dhe ai i AAK-së, Ramush Haradinaj, janë takuar sot.
Siç u raportua në media, krerët e partive opozitare janë parë në një takim joformal duke pirë kafe, por nuk u raportua për qëllimin e takimit.
Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu ka konfirmuar këtë takim dhe ka treguar për arsyen e këtij takimi joformal.
“Kryetari Krasniqi ka diskutuar me z. Abdixhiku dhe z. Haradinaj për fillimin e sesionit vjeshtor të Kuvendit të Kosovës dhe për nevojën që të ketë diskutim për çështjet aktuale, përfshirë çështjen e pandemisë, duke u nisur edhe nga qëndrimi që ai ka shprehur edhe në letrën dërguar kryeministrit Kurti”, ka deklaruar Abdullahu.