Për keqardhje deri në çfarë degradimi zhvillohet debati për raportet Kosovë-Shqipëri
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se është për keqardhje deri në çfarë degradimi zhvillohet sot debati për armiqësinë dhe raportin Kosovë-Shqipëri, i shkaktuar nga ata që erdhën në pushtet me kauzën e bashkimit kombëtar.
“Nxitja e një debati të tillë po bëhet me qëllim nga Qeveria Kurti për të mbuluar skandalet dhe dështimin në qeverisje, dështimin në procesin e vaksinimit, dështimin në mbështetje të profesionistëve shëndetësor, policëve, mësimdhënësve e zjarrfikësve”, ka shkruar Haxhiu në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ai ka theksuar se në ketë tema kryesore do të duhej të ishte gjendja me situatën e Covidit në vend, pastaj edhe rastet e infektimit të disa fëmijëve dhe rastet e reja me virusin Delta të cilat nuk janë identifikuar e raportuar me kohë nga MSh-ja.