PËRMASA LIRIE

09 korrik 2021 | 21:19

(Shoqeve dhe shokëve, ish të burgosurë politikë të Burgut të Qarkut të Mitrovicës)

Shkruan: Lulëzim Etemaj

15 këmbë numër 41

Për së gjati

8 për së gjëri

Gjithsejt 360 këmbë së bashku

Plus një dritare 60 me 35 centimetra

Ku në vrimat e rrjetës mund të përbironte një cigare duhani

Kaq ishin përmasat e lirisë

Në Burgun e Qarkut të Mitrovicës

Pse kërkuam Republikë

Si shtesë e gjithë kësaj përmase

Vijnë edhe dy shëtitje

Njëra para e tjetra pasdreke

Pavarësisht stinës

Në njërin nga të dy rrathët e shetitorës

Dy nga nëntë rrathët e Dantës

Me duar pas shpindës

Me kokën poshtë dhe në heshtje

E gardianin automatikngjeshur në gjoks

Që n’karakoll na rrinte sipër kokës

Dajaku pa u lodhur fare

N’dorë serbi e n’dorë shqiptari

Mbllaçiste mish të njomë

Dhe thente eshtra të trupave tanë

N’qeli e përgjatë korridori!

“Republikë Kushtetutë, ja me hatër ja me luftë!”

“Republikë Kushtetutë, ja me hatër ja me luftë!”

Ishte kryesimfonia

E krismave të djemve dhe vajzave të Kosovës

Me grushta në muri

Që bënte të dridhej i tërë burgu

Drejtori e gardiani

Të dridhej edhe udbashi në ndërtesën përbri

Ditën e natën

Sikur të kishte rënë tërmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbyllet zyra e Listës Guxo në Prishtinë, anëtarët kanë frikë…