Përurohet fusha sportive në lagjen “Te Polonicët”
01 nëntor 2020
| 14:08
Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, i shoqëruar nga drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Donika Sfishta, ka bërë përurimin e fushës sportive në lagjen “Te Polonicët” në Podujevë.
Nënkryetari Rudari ka thënë se Komuna e Podujevës do të vazhdojë të investojë në krijimin e kushteve të mira për zhvillimin e aktiviteteve sportive në secilin lokalitet të Podujevës.
Ai ka bërë me dije se këtë javë do të përurohen fusha sportive në fshatin Sfeçël. Komuna e Podujevës është duke zhvilluar punimet në ndërtimin e terreneve sportive edhe në pesë lokalitete të tjera.