PE-ja evidenton se Serbia ka shkelur marrëveshjen duke votuar kundër Kosovës

08 maj 2023 | 13:16

Raportit të Parlamentit Evropian (PE) për Serbinë i janë shtuar amendamente ku ndër të tjera theksohet Serbia e ka shkelur marrëveshjen mes dy vendeve duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës (KE).

Për këtë amendament, sipas mediave të pavarura serbe, kanë insistuar Grupi i Europarlamentarëve të Gjelbër.

“Të Gjelbërit në amendamentin e tyre kërkojnë që të shprehet ‘keqardhje’ që Serbia e ka shkelur marrëveshjen e Beogradit dhe Prishtinës, para së gjithash marrëveshjen e Ohrit, duke votuar kundër pranimit të Kosovës në Këshill të Evropës, duke bojkotuar zgjedhjet para së gjithash në Veri të Kosovës të orkestruar në Beograd duke i frikësuar politikanët e opozitës”,  njofton “N1”.

Në raportin me 104 pika që është miratuar në Këshillin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, janë shtuar edhe 11 amendamente për të cilët do të diskutohet në seancë plenare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në…