PE-ja miraton direktivën që mbron gazetarët kundër padive SLAPP, Kusari jep detaje
Juristja e të drejtës së medies, Flutura Kusari, ka njoftuar se Parlamenti Evropian (PE), ka miratuar direktivën që mbron gazetarët kundër Padive Strategjike Kundër Pjesëmarrjes Publike (SLAPP).
Ajo ka thënë se kjo është një arritje historike.
“Gazetarët, mediet dhe aktivistët do të jenë më të mbrojtur nga paditë e pabaza të cilat bëhen nga avokatët dhe paditësit e këqij me qëllim të frikësimit dhe dekurajimit të tyre”, ka shkruar Kusari në “Facebook”.
Postimi i plotë i Kusarit:
U votuaaaaa
Arritje historike për mbrojtjen e gazetarëve
Parlamenti i Evropës sapo miratoi Direktivën e Bashkimit Evropian kundër Padive Strategjike Kundër Pjesëmarrjes Publike (SLAPP).
Gazetarët, mediet dhe aktivistët do të jenë më të mbrojtur nga paditë e pabaza të cilat bëhen nga avokatët dhe paditësit e këqij me qëllim të frikësimit dhe dekurajimit të tyre.
Jam jashtëzakonisht e lumtur që si anëtare e Grupit të Ekspertëve të Komisionit Evropian kam ndihmuar në draftimin e direktivës bashkë me dhjetëra ekspertë të tjerë. Puna e Grupit të Ekspertëve do të vazhdojë në zbatimin e direktivës në praktikë.