PE-ja miraton vendimin për certifikatat Covid-19

09 qershor 2021 | 14:34

Parlamenti Evropian (PE) ka miratuar të mërkurën vendimin për lëshimin e certifikatave digjitale të Covid-19 përmes së cilave blloku evropian synon të lehtësojë udhëtimet.

Sipas vendimit të PE-së lëshimi i tyre do të bëhet duke filluar nga 1 korrik 2021.

Kryetari i Komitetit për Liritë Qytetare në Parlamentin Evropian, Juan Fernando Lopez Aguilar, ka thënë se është inkurajues fakti që disa vende tashmë po lëshojnë certifikata.

Ai u ka bërë thirrje vendeve anëtare të BE-së që të përmbahen nga vendosja e kufizimeve shtesë ndaj pandemisë, përveç nëse ato janë shumë të nevojshme.

Certifikatat pritet të jenë falas dhe ato do të lëshohen nga shërbimet shëndetësore të vendeve anëtare. Certifikata do të përmbajë një kod, do të jenë të përfshira në sistem digjital, por edhe në formë të letrës.

Aty do të përfshihen të dhënat nëse personi që e posedon është i vaksinuar, ka një rezultat negativ të testit apo është shëruar nga COVID-19.

Gjithashtu, certifikata nuk do të jetë një parakusht për lëvizjen e lirë dhe nuk do të konsiderohet një dokument udhëtimi.

Parlamenti Evropian ka njoftuar përmes një deklarate se BE-ja do të parandalojë mundësinë që certifikatat të falsifikohen.

Certifikatat vlejnë vetëm për udhëtim brenda vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Ato do të lëshohen për personat e vaksinuar me njërën nga vaksinat e miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).

Deri më tani, vaksinat e “Pfizer/Biontech”, “Moderna”, “AstraZeneca” dhe “Johnon & Johnson” janë miratuar për përdorim në territorin e BE-së.

Disa vende anëtare siç janë Hungaria dhe Sllovakia përdorin edhe vaksinën ruse “Sputnik-V” e cila ende nuk është miratuar nga rregullatori evropian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
28-vjeçaret Melissa dhe Georgia Laurie ishin duke notuar në një…