Peach: Britania e Madhe, krenare që mbështet Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Evropës

20 korrik 2022 | 15:29

I Dërguari i Posaçëm i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, ka thënë se vendi i tij mbështet aspiratën e Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.

“Aplikimi i saj është një pjesë e rëndësishme e integrimit ndërkombëtar të Kosovës dhe është një sinjal i mirëseardhur i përkushtimit të saj ndaj demokracisë, sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së të drejtave të të gjithë qytetarëve të saj. Këshilli është në thelb një trup i të drejtave njerëzore dhe anëtarësimi do t’u japë mundësi qytetarëve të Kosovës që t’i avancojnë të drejtat e tyre kushtetuese”, ka thënë Peach ndër të tjera në një intervistë ekskluzive për KlanKosova.tv.

“Është një mundësi e rëndësishme për popullin e Kosovës dhe Mbretëria e Bashkuara është krenare që mbështet aplikimin e Kosovës”.

Peach ka shtuar se kanë folur rregullisht me Qeverinë e Kosovës për përgatitjet e tyre dhe planet për procesin e anëtarësimit.

“Ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë në të gjitha nivelet në Prishtinë, Londër dhe Strazburg”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
ShBA dhe Britania e Madhe duan ta shtyjnë Rusinë kundër…