
‘Peć Srb’, MPJD-ja mirëpret heqjen e tabelës sinjalizuese në Murinë
07 prill 2025
| 14:53
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës (MPJD) e ka mirëpritur heqjen e tabelës sinjalizuese në Murinë, që tregonte Pejën si pjesë të Serbisë.
Përmes një njoftimit në “Facebook”, MPJD-ja ka theksuar ka ndjekur me shqetësim rastin e vendosjes së kësaj tabele me mbishkrimin “Peć Srb”, me përmbajtje të papranueshme dhe në kundërshtim me frymën e fqinjësisë së mirë dhe respektit ndërshtetëror.
Më tutje, MPJD-ja ka falënderuar aktivistët dhe banorët e zonës për angazhimin dhe reagimin e tyre qytetar në sensibilizimin e opinionit publik dhe në mbrojtje të vlerave të përbashkëta demokratike ndërfqinjësore.