Peci: Asociacioni do të ketë kompetenca ekzekutive të karakterit menaxhues
12 mars 2023
| 15:17
Drejtori i KIPRED-it, Lulzim Peci, pranimin e planit evropian nga kryeministri Kurti, e ka vlerësuar si një lajm të mirë për Kosovën, në mënyrë që të shmanget rreziku i aventurave politike.
Peci në një intervistë për gazetën “Nacionale”, ka thënë se asociacioni nuk paraqet rrezik ekzistencial për Kosovën. Sipas tij, asociacioni do të ketë karakter ekzekutive në aspektin menaxhues, e jo në karakterin shtetëror.
Peci i ka vlerësuar si “shprehje të rezervave” qëndrimet e partive në opozitë ndaj planit evropian. Ai ka shprehur kritika lidhur me dështimin e zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit.
Intervistën e plotë mund ta lexoni: KËTU