Peci: Degradimi i LDK-së nisi më 2014

19 shkurt 2021 | 23:36

Kandidati për deputet nga lista e VV-së, Faton Peci ka folur për humbjen e zgjedhjeve nga ana e LDK-së, ish-partisë së tij.

Peci thotë se humbja e LDK-së ka zanafillën shumë vjet më parë.

“Unë mendoj se ku gaboi LDK-ja më së miri e ka shpreh qytetari i Republikës së Kosovës përmes votës dhe verdiktit të saj”, thotë Peci në T7.

“Gabimet e LDK-së nuk kanë qenë vetëm të ditëve, javëve, muajve dhe viteve të fundit. Fillimi i degradimit të LDK-së dhe devijimit të asaj që ka qenë vullnet qytetarë në masë të fundit ka nisur më 2014. LDK-ja prej atij intervali kohor është paraqit përballë qytetarit me prepotencë dhe arrogancë”, shtoi ai.

‘Mustafa kishte ardhur në krye t LDK-së me premtimin se do e dërgonte PDK-në në opozitë”, ka deklaruar Peci në DPT te Fidani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Roveri më i madh dhe më modern që NASA ka…