Peci dhe ambasadorja e Maqedonisë së Veriut diskutojnë për intensifikimin e bashkëpunimit

26 maj 2021 | 15:10

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, zhvilloi sot një takim me ambasadoren e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Shpresa Jusufi, me të cilën ka biseduar për zhvillimin e bujqësisë, si dhe për mundësinë e bashkëpunimit në projekte të ndryshme bujqësore në mes të dy shteteve.

Ministri Faton Peci, gjatë këtij takimi e ka informuar ambasadoren Jusufi me prioritetet e MBPZhR-së, të cilat parashihen që të realizohen gjatë mandatit të tij dhe me këtë rast theksoi edhe angazhimin e tij që si vende fqinje të shkëmbejmë përvojat në zhvillimin e sektorëve bujqësor me qëllim të avancimit të mëtejmë të politikave sektoriale dhe legjislacionit duke  eliminuar çdo pengesë apo barrierë jo-tarifore me të cilat përballen prodhuesit vendorë.

Nga ana e saj, ambasadorja Shpresa Jusufi, ka falënderuar Ministrin Peci për gatishmërinë e tij për bashkëpunim reciprok dhe ka rikonfirmuar mbështetjen e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për të rritur bashkëpunimin në funksion të zhvillimit bujqësor tek të dy vendet.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Robert Lewandowski nuk ka ndërmend të ndalet me rekordet te…