Peci dhe përfaqësuesi i Bankës Botërore, dakordohen për bashkëpunim të ndërsjelltë në avancimin e sektorit

28 tetor 2021 | 16:17

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Faton Peci, priti sot në takim Massimiliano Paolucci, përfaqësuesin e Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoni të Veriut së bashku me ekipin e tij.

Gjatë takimit, Peci e njoftoi Paolucci për ecurinë e proceseve brenda Ministrisë, për objektivat dhe këndvështrimin e tij karshi hartimit të politikave bujqësore në zhvillim të sektorit. Nga ana tjetër i shprehu atij vullnetin e plotë për bashkëpunim me institucione e organizata ndërkombëtare, drejt krijimit të partneriteteve, të cilat prodhojnë politika të qëndrueshme zhvillimore.

Kurse,  Paolucci e falënderoi Ministrin Faton Peci për bashkëpunim të ndërsjelltë me Bankën Botërore dhe projektet që kjo e fundit i implementon, duke e siguruar se përkrahja e këtij institucioni nuk do mungojë karshi projekteve me rëndësi të veçantë për avancimin e sektorit të bujqësisë dhe zhvillimit rural në Kosovë.

Ndërkaq, Ministri Peci dhe Paolucci u dakorduan për angazhimin e ndërsjelltë në projekte strategjike për bujqësi dhe zhvillim rural me qëllim të avancimit të këtij sektori përmes investimeve në sisteme të ujitjes, si dhe mbarëvajtjen e programeve, të cilat prioritet kanë zhvillimin e kapaciteteve të prodhuesve e përpunuesve vendorë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në ceremoninë…