Peci: Dhuna në Kuvend është instaluar nga LV-ja, mbetet aty derisa ata nuk kërkojnë falje

13 korrik 2023 | 16:30

Ish-diplomati Lulzim Peci, tani pjesë e shoqërisë civile, ka thënë se ajo çfarë ka ndodhur të enjten në Kuvend, pra dhuna  në mes të kabinetit qeveritar dhe deputetëve të PDK-së nuk është befasi.

Peci ka thënë se dhuna si veprim politik është instaluar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe ajo do të vazhdojë, sipas tij, derisa kjo parti të kërkojë falje.

“Çfarë ndodhi sot në Kuvendin e Kosovës, aq sa nuk është mirë, po aq nuk është befasi! Kthejeni ‘filmin’ prapa dhe e kuptojmë se pse jemi këtu ku jemi! Dhuna në Kuvend është instaluar si veprim politik nga LV-ja dhe ajo do të mbetet aty derisa të mos kërkojnë falje për atë që kanë bërë në të kaluarën. Secila parti, sikurse edhe çdo njeri duhet te ballafaqohet me gabimet e veta. Nëse nuk ballafaqohet, gabimet përsëriten, apo ju hapin rrugë edhe të tjerëve ta bëjnë të njëjtën gjë! Përndryshe, vetëm vazhdoni si ia keni mësyrë, rruga e mbarë ju qoftë, por kujdesuni që të tjerët mos t’i merrni me vete!”, ka shkruar Peci në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kristjan Asllani mund të përfitojë tashmë për më shumë minuta…