Peci e dënon fuqishëm sulmin ndaj shtëpisë me pronar shqiptar në veri

17 shtator 2024 | 17:02

Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, e ka dënuar fuqishëm sulmin ndaj shtëpisë me pronar shqiptar në veri.

“Sulmet e tilla, e cenojnë rendin dhe sigurinë publike dhe si të tilla janë të papranueshme. Ju bëjmë thirrje organeve të rendit dhe të drejtësisë që këtë akt kriminal, ta zbardhin sa më shpejt dhe njëherësh kryesit e kësaj vepre të dalin sa më shpejt para drejtësisë”.

“Po ashtu, kërcënimi që i është bërë zyrtarit komunal, ka për qëllim frikësimin dhe pengimin në kryerjen e detyrave të përditshme ndaj zyrtarit komunal”, ka thënë Peci.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë në polici për çdo informacion që kanë lidhur me akte të tilla kriminale.

“Ne si komunë jemi shumë të përkushtuar dhe nuk do të ndalemi në kryerjen e detyrave tona, karshi gjithë qytetarëve pa dallim. Njëherësh u bëjmë thirrje gjithë qytetarëve që çfarë do informacione që mund të posedojnë lidhur me këto akte kriminale, të bashkëpunojnë ngushtë me Policinë e Kosovës, në mënyrë që kryesit e këtyre veprave kriminale të dalin sa më shpejt para drejtësisë”, ka thënë Peci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Thomas Muller është gati të bëjë paraqitjen e tij të…