Peci: Edhe qeveritë e kaluara kanë bërë punë të mira, Kosova ka ecur

15 shkurt 2023 | 08:16

Rëndom partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, apo përfaqësuesit e tyre, thonë se gjithçka “është shkatërruar”, në kohën kur në pushtet ishin partitë e vjetra, LDK, PDK e AAK.

Por, ndryshe nga ta mendon ministri i Bujqësisë në Qeverinë e Kosovës, Faton Peci.

Peci, i cili i takon Partisë Guxo, ka thënë se është kundër diskursit ku thuhet se në të kaluarën nuk është punuar asgjë.

Ai ka vlerësuar se edhe qeverisjet e kaluara kanë bërë punë të mira, porse sipas tij është dashur të bëhet edhe më shumë.

“Jam ithtar i asaj që prej periudhës së pasluftës e deri tash e ka pas një ecje, Kosova ka ecë. Nuk mendoj që si shoqëri të tregohemi nihilistë. Ka mundur Kosova të jetë në një pozicion më avancues… jam ithtar i asaj që qeveritë e kaluara kanë bërë edhe punë të mira. Kosova ka ecë, por i është dashur ecje sportive edhe sprint për t’i arritur objektivat tona si shtet”, ka thënë ai në RTV Dukagjini.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet tatimore në Indi kontrolluan të martën zyrat e rrjetit…