Peci: EULEX-i të përfundojë misionin e tij
21 dhjetor 2017
| 12:46
Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, ka kërkuar që misioni i EULEX-it të përfundojë misionin e tij, pasi sipas tij, ka ardhur koha që Kosova të përballet vet me problemet e saj si shtet i pavarur dhe sovran.
Këtë kërkesë ai e bëri gjatë një ligjërate me temën “Sistemi gjyqësor në Kosovë, sfidat dhe vështirësitë” të organizuar nga Fakulteti Juridik në Kolegjin AAB.
Në këtë ligjëratë, kryetari i Supremes ka pohuar se institucionet e Kosovës dhe miqtë ndërkombëtarë, që nga paslufta nuk janë ndalur së punuari që në Kosovë të ketë një sistem të mirëfilltë gjyqësor, ku të gjithë do të jenë të barabartë dhe të trajtohen si të tillë, e që të arrihet kjo Peci ka theksuar se duhet një vullnet më madh politik dhe përkushtim i plotë.