Peci i jep grant 100 mijë eurosh edhe këshilltarit të vet, Naim Huruglicës

17 nëntor 2024 | 09:01
Gjatë ditës së djeshme u zbulua skandali tjetër i ministrit të Bujqësisë, Faton Peci.

Në media u raportua se nga ministria që ai udhëheq, vëllai i Fitore Pacollit, deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, ka fituar një grant prej 100 mijë eurosh.

Por, me sa duket, kjo nuk është hera e parë që nga kjo ministri përfitojnë grante njerëzit e Pecit.

Doli se kompania “Iron Consulting”, me pronar këshilltarin e jashtëm të Pecit, Naim Huruglica, ka fituar një grant nga AZhB për projektin prej 100 mijë eurosh.

Po ashtu, edhe bashkëpartiaku i Pecit, Bahtijar Berisha, kishte fituar një grant prej 50 mijë eurosh, raporton Periskopi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, i ka falënderuar pjesëmarrësit për…