Peci i reagon ashpër Hysenit: Skendo, akordoje mirë harmonikën

22 nëntor 2022 | 22:51

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci i ka bërë një reagim të ashpër ish-ministrit të Jashtëm, Skender Hyseni i cili ka krahasuar qëndrimet e presidentes Vjosa Osmani me ato të ish-presidentit serb, Slobodan Millosheviq.

Peci ka thënë Hyseni mund të ketë “makthe” presidenciale, përderisa me përulje i ka thënë që ta akordojë më mirë harmonikën.

Ky është reagimi i plotë i Pecit:

Skendo, akordoje mirë harmonikën se të janë përzi sendet. Analogjia e cilitdo njeri të Kosovës me kasapin Millosheviq është krim, le më me të parën e shtetit. Mos u përpiq që margjinalizimin personal ta projektosh në një “polemikë” me presidenten e shtetit. Ndoshta ke makthe presidenciale nga shegërtllëku i mëhershëm, e kuptueshme.

Si përkthyes konsekutiv ishte dashtë ta keni mbamendje të freskët: Millosheviqi është kriminel lufte.

Ndaj, ktheju harmonikës, pi venë aristokrate, përkthe ndonjë gjë, e lëri palo analizat politike. Në esencë dërdëllitjet tua janë elegji për kohën e dikurshme. S`ka më shishe vene 300 e më tepër euro, s`ka më salltanate gjithandej, nuk është më shteti pronë e teje dhe sishokëve.

Po të kishe sukses në dialog, si koordinator, nuk do të ishim ende në bisedime me Serbinë. Presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti po përpiqen me i sanu dëmet e tua dhe shokëve. Ndaj, rri, më mirë mos fol!

Rri në rolin tënd tradicional siç të njeh Çarshia e Prishtinës, atë të harmonikashit!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Shtetit ka reaguar pas arrestimit të efektivit 27-vjeçar,…