Peci i shkon në zyrë kryetarit të Mitrovicës së Veriut: I ofrova mbështetje për sfidat që e presin
Ministri i Bujqësisë,Faton Peci, ka vizituar në zyrë kryetarin e ri të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.
Peci, përmes një postimi në “Facebook”, ka shkruar se i ofron mbështetje të plotë në sfidat që e presin.
“Sot në mëngjesin e hershëm kisha kënaqësinë që bashkë me Zëvendësministrin e Brendshëm, Blerim Gashani, të vizitoj kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq. I ofrova mbështetje të plotë për sfidat që e presin”, ka shkruar Peci.
Peci ka thënë se e gëzon fakti që për një periudhë të shkurtër Atiqi ka konsoliduar ekip në përbërje shumë etnike.
“Na gëzon fakti që për një periudhë të shkurtër, ai ka konsoliduar ekipin në përbërje shumë etnike, që është refleksion i vullnetit politik dhe gjenerozitet i shoqërisë kosovare për të krijuar mundësi për të gjitha komunitetet”, ka shtuar Peci.