Peci ia merr “Darkën e Lamës” presidentes, Osmani s’merr pjesë

02 dhjetor 2024 | 20:56

Ministri Faton Peci ka organizuar “Darkën e Lamës” këtë të hënë. Në këtë ngjarje mori pjesë vetëm kryeministri, ndërsa presidentja Vjosa Osmani nuk ishte e pranishme.

Nën patronatin e ministrit të Bujqësisë, Faton Pecit u organizua “Darka e Lamës” në njërin nga hotelet e kryeqytetit.

Ky aktivitet tradicional viteve paraprake u organizua nga presidentja Vjosa Osmani e këtë herë e njëjta as se organizoi e as s’mori pjesë në ngjarjen e ministrit Peci.

I pranishëm këtu ishte vetëm kryeministri i vendit Albin Kurti, zyrtarë të ministrive ambasador e përfaqësues të korporatave bujqësore.

Përveç marrjes së organizimit të “Darkës së Lamës” nga presidentja, Peci kishte vendosur të ketë edhe ndryshime tjera në agjendë, të njëjtit kishin seleksionuar mediat.

Kësisoj ekipi i T7, nuk u lejua ta përcjelltë live darkën tradicionale të bereqetit nën arsyetimin se numri i madh i mediave pengon zhvillimin e agjendës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Mitrovica është zemra e qëndresës dhe krenarisë sonë kombëtare. Me…