Peci: Iniciativa për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, anti-kushtetuese
28 dhjetor 2017
| 19:33
Faton Peci nga LDK-ja, iniciativën e disa deputetëve për shfuqizimin e Gjykatës Speciale e ka quajtur anti-kushtetuese.
“Iniciativa për shfuqizimin e ligjit, iniciativë kundër kushtetuese dhe një veprim i tillë nuk ka përkrahje në aspektin e Kushtetutës”. Iniciativa ka filluar prej organizatave të dala nga lufta mirëpo nuk kemi të bëjmë thjesht me një ligj, ardhja e Gjykatës Speciale ka ardhur si rezultat i raportit të Dick Martyt. Çdo iniciativë për punën dhe synimet e asaj Gjykate ka shkuar në dëm të Kosovës”, ka thënë ai në “Info Magazine” të “Klan Kosovës”.