Peci ironizon me Qeverinë për dështimin në KiE: Në këtë “rrugë të mbarë” do të ecim derisa të lodhemi
Drejtori i Institutit KIPRED, Lulim Peci, është shprehur i zhgënjyer me dështimin e Kosovës që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës.
Ai ka ironizuar me deklarimet e qeveritarëve, duke thënë se Kosova është në rrugë të “mbarë”.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se siç po duket se Franca, Gjermania dhe Italia paskan aplikuar për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe jo e kundërta.
“Definitivisht jemi ne rruge te mbare! Me demek kushtezimin e vendeve te BE-se, anetare te Quintit per anetaresim ne Keshillin e Evropes po mundohemi me e shnderruar ne oferte te Kosoves, te ciles pas mbledhjes se sotme te Komitetit te Ministrave, i paska kaluar “afati”. Si po duket Franca, Gjermania dhe Italia paskan aplikuar per anetaresim te Kosoves ne Keshillin e Evropes dhe jo e kunderta! Ne kete “rruge te mbare” do te vazhdojme te ecim derisa sa te lodhemi! Kur te lodhemi krejte, do te shohim se kemi mberri aty ku jemi nisur! Mbremje te kendshme me enderra te bukura!”, ka shkruar Peci.