Peci: Janë dhënë subvencione në emër të grurit për sipërfaqe të mbjella me pyje
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka folur për gjendjen e sektorit të bujqësisë në Kosovë.
Peci thotë se ka pasur manipulime të mëdha me subvencionimet në sektorin e bujqësisë.
Ai ka shtuar se nëse sipërfaqet e subvencionuara do të ishin të mbjella me grurë Kosova nuk do të kishte nevojë për import të grurit.
“Nëse ne brenda vitit kemi 70,000 hektarë të mbjellë me grurë, ajo sasi mesatare minimale del se ne e tejkalojmë nevojën e konsumit vjetor. Pra me këtë sasi ne nuk duhet të importojmë por të eksportojmë grurë”, ka thënë Peci në ATV.
Peci ka thënë se janë dhënë subvencione për grurë për sipërfaqe të mbuluara me pyje.
“Subvencionet e grurit janë shfrytëzuar nga disa zyrtarë komunal por edhe në nivel qendror të cilët kanë ekzekutuar shifra të mëdha financiare për sipërfaqe të cilat nuk kanë ekzistuar. Sasi të mëdha në sipërfaqe të pyjeve, të maleve janë subvencionuar për politikën e grurit”, tha ndër të tjerash ministri Peci.