Peci: Konjufca flet për zgjedhje të parakohshme sepse ka disa deputetë që nuk janë në nivel të detyrës
11 janar 2024
| 23:38
Bashkëkryetari i Partisë Guxo, Faton Peci, ka thënë se nuk sheh mundësi që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme për shkak të draftit të statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Ai ka thënë se 2024-a është vit zgjedhor, derisa ka treguar se nëntori ose dhjetori do të ishin muajt më të favorshëm që të mbaheshin zgjedhjet e përgjithshme.
Ndërkaq për deklaratën e kryetarit të kuvendit, Glauk Konjufca, për zgjedhjet e parakohshme, Peci ka shtuar: “Glauku edhe në seanca i ngacmon deputetët për këtë temë sepse disa prej tyre nuk janë në nivel të detyrës”.
“Jemi në vit zgjedhor. Fushata mund të mbahet në nëntor ose dhjetor. Jam ithtar që të ketë zgjedhje në nëntor ose dhjetor”.