Peci, Kosnettit: Transparenca dhe ligjshmëria, prioriteti ynë në drejtimin e ministrisë

19 prill 2021 | 13:51

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), Faton Peci, ka pritur të hënën në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Philip Kosnett, me të cilin kanë biseduar për gjendjen aktuale në Ministrinë  e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe për objektivat e ministrisë për të ardhmen.

Ministri e ka falënderuar ambasadorin për mbështetjen që ShBA-të kanë dhënë në vazhdimësi për Kosovën, duke përfshirë këtu edhe përkrahjen për zhvillimin në fushën e bujqësisë, përmes projekteve të ndryshme.

Po ashtu, ministri ka shprehur përkushtimin e tij për thellimin e bashkëpunimit mes MBPZhR-së dhe Ambasadës Amerikane në mbështetje të zhvillimit dhe fuqizimit të sektorit të bujqësisë.

Në mes tjerash, është theksuar edhe rëndësia për të qenë transparent gjatë qeverisjes, ku ministri Faton Peci e ka siguruar ambasadorin Kosnett se ajo mbetet një prej shtyllave kryesore të qeverisjes.

Ambasadori Kosnett e ka uruar ministrin Faton Peci për emërimin e tij duke ofruar përkrahjen amerikane për institucionet e vendit me theks të veçantë për Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një testim i motoçikletës nga Nasa të hënën do të…