Peci: Kosova do t’i përmbush 80% të nevojave me grurë këtë vit
Këtë vit Kosova ka shënuar rekord sa i përket të të mbjellave, duke shtuar se për herë të parë janë mbjellur 66 mijë hektarë me grurë.
Kështu ka bërë me dije ministri i Bujqësisë, Faton Peci, i cili thekson se bazuar në konsumin vjetor këtë vit Kosova do t’i përmbush 80% të nevojave me grurë.
Peci thotë se gjithë këto rezultatet kanë ardhur për faktin se po vërehet efekti i politikave të mira, meritokracisë, luftimit të krimit dhe korrupsionit.
“Efekti i politikave të mira, meritokracisë, luftimit të krimit dhe korrupsionit dhe rritja substanciale e përkrahjes në kategorinë e subvencioneve e granteve tashmë vetëm se ka dhënë rezultatet e saj, dhe viti 2023 është viti rekord i të mbjellave. Në bazë të parashikimeve preliminare që i kemi për herë të parë ne kemi 66 mijë hektarë me grurë, dhe nëse e marrim konsumi vjetor del diku që mund ta tejkalojmë në masë 80% nevojën e tregut për furnim me grurë”, ka thënë Peci për EkonomiaOnline.