Peci merr zemër, i fton në debat të gjithë ish-ministrat e Bujqësisë
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci u ka bërë thirrje publike të gjithë ish-ministrave të Bujqësisë që t’i dalin në debat.
Ai thotë se këtë po e bënë në funksion të debateve përmbajtjesore.
“Ftesë publike! Në funksion të njoftimit të publikut me debate përmbajtësore, u bëj thirrje ish Ministrave të Bujqësisë, paraardhësve të mi: Blerand Stavileci; Memli Krasniqi; Nenad Rikallo
Dijana Zhiviq dhe Besian Mustafa. Ju thuajeni ditën, orën, studion televizive, moderatorin e panelin, të gjithë ju së bashku, dorë për dore…”. ka shkruar Peci.
Po ashtu Peci tha se këtë ftesë për debat e ka bërë në funksion të ballafaqimit me të vërtetën dhe krahasimit të rezultateve të prekshme për fushat tematike të Qeverisë Kurti 2 në sektorin e bujqësisë!
“Çdo mandat është shquar për diçka, andaj le t’i kthejmë në kujtesë të gjitha shkollat qeverisëse dhe t’i ballafaqojmë faktet.”, ka shkruar ai.