Peci, Mustafës: Nuk je model që mund të mbash leksione për politikbërje
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, i cili është zyrtar i Listës “Guxo”, ka kritikuar ish-kryeministrit Isa Mustafa.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ish-shefi i tij partiak e ka harxhuar kohën për mendime politike.
Sipas Pecit, Mustafa nuk është model që mund të mban leksione për politikbërjen.
Postimi i plotë i Pecit:
Isa Mustafën as pensionimi politik nuk po e lë të qetë. Rri i qetë dhe mos pështyj e ofendo në mediume, sepse vetëm sa na e rritë krenarinë që ty dhe shokëve të tu, ju kemi arkivuar politikisht, e kemi shpëtuar vendin nga soji i shërbëtorëve të bandave politike.
Kohën për mendime politike e ke harxhuar tashmë, me një fund të palavdishëm. Nuk je model që mund të mbash leksione për politikbërjen e as për vizionin e këtij vendi. E kuptoj ndërgjegjen e vrarë për dëmin që i keni shkaktuar vendit me aleatët tuaj tradicional, porse nuk e kuptoj turrin tënd që të mbash moral politik.
Disa i mbanë mend historia për veprat, disa për turpin. Të parat ta kanë destinuar vendin e dytë!