Peci në Gjakovë pas vërshimeve, flet për ekzekutimin e pagesave për dëmet në bujqësi

18 shtator 2022 | 15:03

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka njoftuar se ka shkuar në Gjakovë, për të parë nga afër dëmet e shkaktuara në bujqësi nga reshjet e shiut.

Ai ka thënë se dëmet e shkaktuara në bujqësi do të kompensohen nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

“Vizitova sot Komunën e Gjakovës së bashku me zv. Ministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal Agon Dobruna, për tu parë më nga afër me dëmet e shkaktuara në bujqësi nga reshjet që mbizotëruan këtë fundjavë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Në kuadër të kësaj vizite, takova edhe Kryetarin Ardian Gjini, i cili më njoftoi me të gjitha zonat e prekura nga përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e shiut si dhe me ecurinë e procesit të vlerësimit të dëmeve”, ka shkruar ai.

Peci ka thënë se dëmet do të kompensohen pas vlerësimit të raporteve që do t’i sjellin drejtorirë komunale për bujqësi.

“Si Ministri, edhe këtë vit do realizojmë kompenzimin e dëmeve në bujqësi. Këto dëme do të kompenzohen pas vlerësimit të raporteve që do t’i sjellin drejtoritë komunale për bujqësi. Ne kemi të themeluar Komisionin për Dëme në Bujqësi i cili do të bëjë analizimin dhe vlerësimin e raporteve që vijnë nga Drejtoritë përkatëse. Muaji nëntor do të jetë muaji ku edhe do të fillojnë ekzekutimi i pagesave për dëmet në bujqësi për vitin 2022”, ka shkruar Peci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollistët, trajnerët dhe stafi tjetër kanë bërë homazhe në kompleksin…