Peci nënshkruan Udhëzimin Administrativ për kafshët shoqëruese

25 maj 2023 | 11:25

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ (UA) për kushtet dhe kërkesat teknike që duhet plotësuar nga strehimoret e kafshëve shoqëruese, akt ky ligjor i cili ua përcakton komunave në mbarë territorin e Republikës së Kosovës, kushtet se si duhet t’i trajtojnë kafshët shoqëruese.

Me këtë rast, Peci ka thënë se synimi ynë është krijimi i ambienteve të sigurta për fëmijët dhe qytetarët tanë në rrugë dhe njëkohësisht edhe përkujdes të duhur për mirëqenien e kafshëve endacake në përputhje më praktikat më të mira ndërkombëtare.

“UA për kushtet dhe kërkesat teknike që duhet plotësuar nga strehimoret e kafshëve shoqëruese mes tjerash rregullon edhe këto fushëveprime: Krijimin e një programi për kontrollin e qenve endacak, organizimin e strehimores së kafshëve që do të mbështesë zbatimin e planeve lokale të kontrollit të popullatës së qenve dhe maceve, sigurimin e një lokacioni të sigurt për deponimin e trupave të kafshëve të ngordhura nga Komunat në mbarë territorin e Republikës së Kosovës. Përmes këtij Udhëzimi Administrativ, përcaktohen në detaje veprimet dhe sjelljet ndaj qenve endacak që nga momenti i kapjes, izolimit, trajtimit, kastrimit, sterilizimit, fazës post-operative, socializimit, adoptimit dhe lëshimit”, ka thënë ministri Peci.

Gjithashtu, ky udhëzim përcakton qartazi kushtet në të cilat do të trajtohen qentë dhe macet.

Këto strehimore, do të jenë të hapura për qytetarë të cilët do të kenë mundësi që t’i vizitojnë e njëherit edhe të adoptojnë qen apo mace.

Po ashtu, në funksion të këtyre strehimoreve, udhëzimi parasheh edhe kujdestarinë, ku qytetarët mund të kenë qasje në çdo kohë e orë për të raportuar çdo eventualitet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Seanca e sotme e Kuvendit ka nisur me një vërejtje…