Peci: Nga konflikti me Serbinë po shkojmë drejt përplasjes katastrofale me ShBA-në

29 maj 2023 | 13:13

Ish-diplomati dhe drejtori i KIPRED-it, Lulzim Peci, ka vlerësuar se nga konflikti me Serbinë, Kosovë është duke shkuar drejt përplasjes katastrofale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Këtë vlerësim, Peci e ka bërë duke iu referuar reagimit të ashpër të Amerikës për situatën në veri.

“Si po duket nuk jemi duke e kuptuar një gjë, dhe atë që nga konflikti me Serbinë jemi duke shkuar drejt përplasjes katastrofale me ShBA-në. Ditë të ngrysura janë para neve, dhe atë me pasoja të paparashikuara! Kurrë në jetë nuk kam menduar që do të vijmë në këtë ditë!”, ka shkruar Peci në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi Komunal i Gjilanit, në mungesë kuorumi, ka ndërprerë sërish…