Peci nga Lista Guxo, ndryshe nga Aliu i LV-së: Kosova është e përjetshme

01 dhjetor 2023 | 14:50

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili ka thënë se Kosova është një projekt i përkohshëm, duke iu referuar aspiratës për bashkim me Shqipërinë.

Peci në një prononcim për “Telegrafin” ka thënë se formimi dhe rrugëtimi i tij politik i takon konceptit që jo vetëm beson fuqishëm se Kosova është e përjetshme, por edhe përpiqet çdo ditë për jetësimin e kësaj platforme.

Sipas tij, kjo platformë është tepër e qartë: Republika e Kosovës shtet i pavarur e sovran, me identitetin e saj politik, i cili identitet është ndërtuar me mundin e brezave, me gjak, sakrificë e konsekuencë.

“Republika e Kosovës e ka tanimë të formësuar identitetin e vet shtetëror, të njohur ndërkombëtarisht dhe do të vazhdojë ta forcojë më tej atë bashkë me aleatët strategjikë. Ky qëndrim, kjo bindje e ky gjakim për Kosovën e përjetshme është mishëruar thellë në konceptin politik të GUXO-s, të projektuar nga presidentja e Republikës, Vjosa Osmani-Sadriu. Andaj, Kosova është e përjetshme”, ka thënë Peci.

Ndryshe, ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, të enjten ka thënë se Kosova është një projekt i përkohshëm, duke iu referuar aspiratës për bashkim me Shqipërinë.

Ai ka thënë se nuk mund të krijohet një komb kosovar, duke theksuar se kjo do të nënkuptonte një përzierje etnive, që sipas tij nuk po ka sukses.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mr. sci. Selim KRASNIQI Vështrim rreth librit me titull “Portrete…