Peci: Njohja nga 5 shtetet e BE-së, esenciale për Kosovën

07 maj 2020 | 22:35

Lulzim Peci, drejtori i KIPRED-it ka thënë se çështje substanciale për Kosovën duhet të jetë njohja prej shteteve të BE-së që ende nuk e kanë njohur. Sipas tij, interes parësor është që Kosova nga negociatat të dalë si shtet i forcuar jo vetëm nga brenda, por edhe në aspektin ndërkombëtar.

“Duhet shikuar se a është e domosdoshme njohja nga Serbia. Se nëse nuk është e domosdoshme dhe nëse pa njohje të Serbisë mund të ndryshojë raporti i këtyre 4 shteteve, nëse lëmë anash Qipron, atëherë besoj se do të ishim në rregull”, ka thënë ai.

Sipas Pecit, Kosova do të përfundojë si shtet në momentin kur bëhet anëtare e NATO-s. E për të qenë anëtare e NATO-s nuk ka nevojë të jetë as anëtare e OKB-së. “Për neve është çështje substanciale njohja prej këtyre 4 shteteve”, ka thënë Peci, duke e përmendur Spanjën si “më të zorshmen”dhe Greqinë si “më të lehtën”./KTV

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas lajmit se…