Peci: Objektet pronë e Ministrisë së Bujqësisë po përdoren kundërligjshëm
15 maj 2023
| 11:57
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka publikuar në “Facebook” pamjet e disa lokaleve afariste në qendër të Prishtinës, që thotë se janë pronë e ministrisë që ai udhëheq dhe që rasti është denoncuar prej shtatë muajsh.
“Veprimtari që ushtrohet kundërligjshëm sepse s’ka se si të jetë ndryshe kur edhe kundërligjshëm janë ndërtuar e po në atë mënyrë vazhdojnë të funksionojnë”, ka shkruar Peci.
Ai ka theksuar se përveç provave të deponuara në polici e prokurori, ndihmë rreth kësaj çështjeje ka kërkuar edhe nga kryetari i Prishtinës me të cilin janë dakorduar që ta ndërmerr aksionin përmes inspektoratit.