Peci: Opozita po e bllokon Kuvendin

23 prill 2025 | 12:11

Deputeti i zgjedhur nga Lëvizja Vetëvendosje, Faton Peci, është shprehur optimist se opozita do të reflektojë për të mundësuar formimin e institucioneve të reja, raporton Ekonomia Online.

Ai theksoi rëndësinë e funksionimit institucional në rast të situatave emergjente, si raportimi i AKI-së apo urdhrat nga Ministria e Brendshme.

“Kontestimi i emrit është vetëm një metodë që po përdor opozita për të bllokuar konstituimin e Kuvendit”, tha Peci, duke shtuar se beteja për numrat do të zhvillohet kur të vijë momenti për formimin e Qeverisë.

“Ne jemi të bindur që Kosova nuk guxon me mbet pa institucione. Qe një pyetje hipotetike: ku duhet me lexu raportin e AKI-së kryeministri i vendit, në një rast të një sulmi, cili do të jetë urdhri që duhet dhënë nga ministri i Punëve të Brendshme, nga cila zyre”.

“Beteja për numrat do të vie atëherë kur ne mund të flasim për Qeverinë. Kontestimi i emrit është formë dhe metodë që opozita po e përdorë për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së re”, shtoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është bojkotuar sot…