Peci për bisedën e Kurtit me komedianët rusë: Fat që s’është zbuluar ndonjë sekret shtetëror

28 mars 2025 | 08:46

Mashtrimin që iu bë kryeministrit Albin Kurti nga dy komedianët rus analisti Lulzim Peci e konsideron si fat për Kosovën. Ai thotë se Kosova është fatlume që gjatë kësaj bisede nuk është nxjerrë ndonjë sekret shtetëror.

“Sekret i lartë i cili kishte mundur me pasë pasoja për Kosovën, fati jonë është që kemi pasur kësi muhabeti”, tha ai në RTV21.

Peci tha se pas mashtrimit që iu bë kryeministrit në detyrë, është emergjente që qeveria të bëhet nga opozita.

“Sepse deri dje unë kam mendu se opsionet e hapura, po prej ditës së djeshme unë mendoj se me atë që është dëgjuar aty me pasë Vetëvendosje postin e kryeministrit nuk besoj që ne do të kemi dyer të hapura në Uashington”, tha ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Biblioteka Kombëtare e Kosovës (BKK), në një ceremoni rasti, organizuar…