Peci për bujqit: Iu kemi dhënë dinjitetin e munguar me dekada
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka vizituar njërin nga bujqit i cili ka përfituar nga granti për ngritjen e serës.
Peci tha se bujqit janë shembull të përkushtimit e punëtorë, ndërsa shtoi se përmes politikave të tyre e mbështetjes financiare, krahas përkushtimit i kanë dhënë edhe dinjitetin që sipas tij i ka munguar me dekada.
“Në Llaushë të Skenderajt më priti Mirsad Rrecaj i cili sa mirënjohës për grantin e përfituar për ngritjen e serrës, aq i kishte ngelë hatri që nuk e kam vizituar deri më tani. Serën me një sipërfaqe prej 0.40 ha e kishte bërë gati për mbjellje. Ky djalë punëtor e i zellshëm kultivon edhe 15 hektarë me drithëra si dhe rritë 110 koshere me bletë. Bujqit tanë janë shembull të përkushtimit e punëtorë ndërsa ne përmes politikave tona e mbështetjes financiare, krahas përkushtimit iu kemi dhënë dhe dinjitetin e munguar me dekada”, ka shkruar në “Facebook” ministri Peci.