Peci për Darkën e Lamës: Distanca ishte e mjaftueshme, s’janë shkelur rregullat
26 tetor 2021
| 08:37
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka folur për Darkën e Lamës që u organizua nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Peci në DPT te Fidani në T7 ka thënë se në këtë darkë nuk janë shkelur masat antCovid për çka kishte shumë reagime.
Ai tha se të gjitha masat janë respektuar dhe se distanca ka qenë e mjaftueshme në mes të pjesëmarrësve.
“Nuk është e vërtetë, distanca ishte e mjaftueshme, kështu që nuk ka asgjë shqetësuese. Institucionet e Kosovës duhet të vazhdojnë të bëjnë organizime të tilla siç ishtë Darka e Lamës”, tha Peci.