Peci për LDK-në: Ka marrë pjesë në seancat e Jahjagës e të Thaçit

31 dhjetor 2021 | 08:23

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka kritikuar mungesën e LDK-së në seancën e fjalimit të presidentes Vjosa Osmani para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Peci ka thënë se LDK thirret si parti institucionale andaj mungesa e tyre ka qenë e pakuptueshme.

“Jo me apo pa kamera nuk kam qenë në dijeni për këtë vendim. Nuk e kam ditur a ka vendim për këtë por numri ia tyre që kanë qenë prezent ka qenë i vogël,. Për hir të korrektësisë nuk më ka lënë një shije të mirë. Seanca e fjalimit të Presidentes, përtej asaj se askush është pasi Vjosa Osmani është njeriu më i votuar në histori me 300 mijë vota, e prezenca e LDK-së ka qenë e vakët”, ka thënë ai në emisionin dPt te Fidani në T7.

Tutje ai ka thënë se LDK ka marrë pjesë në seancat ku kanë folur ish-presidentët, Atifete Jahjaga e Hashim Thaci.

“Tash LDK ku kam qenë edhe unë është thirrur cdo herë në institucionalziëm, e për mendimin tim pjesëmarrja është shumëe vakët. LDK nuk ka pasur zgjedhje tjetër. Kur kanë marrë pjesë në seanca ku ka qenë Jahjaga dhe Thaci, nuk është në hije të LDK-së të mungojë në seanca të rëndësishme”, shtoi ai. /Gazeta Express/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qytetarët e Kosovës do ta presin Vitin e Ri nën…