Peci për targat: Ta zgjidhim në partneritet me ShBA-në dhe BE-në, nuk kemi rrugë më të mençur
Drejtori ekzekutiv i KIPRED-it, Lulzim Peci, ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet ta shtyjë afatin për konvertimin e targave, siç janë duke kërkuar partnerët e saj ndërkombëtarë edhe pse vendimi është i ligjshëm.
Peci ka thënë se kjo çështje duhet të zgjidhet në partneritet të plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe Bashkimit Evropian (BE), të cilat janë duke kërkuar me ngulm shtyrje të afatit.
“Si qytetar i apeloj Qeverise së Kosovës për shtyrjen e afatit për ndërrimin e targave ilegale të poseduesve të veturave në ato të RKS-së, përkundër faktit që vendimi i saj është legal dhe legjitim. Këtë çështje duhet ta zgjedhim në partneritet të plotë me ShBA-në dhe BE-në, dhe nuk ka rrugë tjetër më të mençur. Nëse veprojmë ndryshe, jam i bindur që do të ballafaqohemi me një situatë të ngjashme me shtatorin e vitit te kaluar, por këtë herë ajo do të jetë shumë me e paparashikuar. Nuk kemi nevojë që të rrezikojmë jetën e policëve tonë, kur gjërat mund të rregullohen edhe pa masa policore, dhe atë në bashkëpunim me perëndimin”, ka shkruar Peci në “Facebook”.